Bajerni i Mynihut është i një tjetër kategorie në krahasim me Atalantën. Gjermanët fituan 1-6 në Bergamo, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions-it. Ndeshja nuk kishte fare histori kur bavarezët shënuan tre gola në 25 minuta me Stanishiç, Olise dhe Gnabri.
Në pjesën e dytë shënuan edhe tre të tjerë me Xhekson, sërish Olise dhe Musiala. Pavarësisht kësaj humbjeje të rëndë, tifozët italianë duartrokitën skuadrën e tyre dhe kundërshtarin.
Barcelona barazoi 1-1 në transfertë kundër Njukasëllit. Fillimisht shënuan të parët anglezët me Barns në minutën e 86-të, ndërsa Jamal vendosi barazpeshën në fund me penallti.
Në Vanda Metropolitano, Tottenhami shpërndau dhurata për Atletikon në fitoren 5-2 të spanjollëve.
Kjo është e para: në minutën e gjashtë portieri Kinski rrëshqet dhe dorëzon topin te kundërshtari.
Kjo është e dyta: Van De Ven humbet ekuilibrin dhe Grizman përfiton për golin e dytë.
Portieri konfirmon mbrëmjen horror me një tjetër gafë që i kushton golin e tretë, dhe Igor Tudor e largon nga fusha.
Galatasaraji mundi 1-0 Liverpoolin në atmosferën e zjarrtë të “Rams Park” me golin e Lemina, teksa tifozët turq i dedikuan një koreografi spektakolare Viktor Osimenit dhe nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë vite më parë.
Teksa e gjithë bota shijoi magjinë e Champions-it, në Katar u desh ndërprerja e transmetimit për shkak të alarmit të bombardimeve.
Magjia e Ligës së Kampionëve vazhdon sot në mbrëmje me sfidat spektakolare: Real Madrid-Man. City, Paris-Chelsi, Leverkusen-Arsenal dhe Bodo Glimt-Sporting.
Ndeshjet:
Leverkusen-Arsenal – 18:45
Real Madrid-Man. City – 21:00
Leverkusen-Arsenal – 21:00
Bodo Glimt-Sporting – 21:00
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
