Qindra qytetarë ndjekin koncertin në qendër të Shkupit

Nën hitet e yllit muzikor Dino Merlin, mijëra qytetarë nga vendi, por jo vetëm ,kanë pritur ndërrimin e moteve në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Festimi i Vitit të Ri në Shkup filloi në orën 20:30. Përveç Dino Merlinit, morën pjesë grupet “Gypsy Groove” dhe “Superhiks”. Me këtë koncert përfundoi edhe “Uinterlend” ose qyteti i dimrit  ku u ofruan qytetarëve punime dore, dekorime, dhurata e specialitete gastronimike.

Edhe pse në qytetin e Tetovës nuk ishte organizuar asnjë aktivitet, pasi fondet e dedikuara për dekorime dhe festime u destinuan për familjet e prekura gjatë tërmetit të 26 Nëntorit në Durrës, kjo nuk i ndaloi që turma qytetarësh të festonin rrugëve të qytetit dhe në Sheshin “Iliria”, disa prej të cilëve kanë ndezur fishekzjarrë gjatë pritjes së Vitit të Ri. Qytetarët e Tetovës për kamerën e Klan Maqedoni kanë treguar pritjet e tyre në vitin 2020.

Qytetarë të tjerë, natën e ndërrimit të viteve e pritën në ambiente familjare.

Tv Klan