Spektakël golash në Ligën e Kombeve, ku Holanda shkatërroi Greqinë me rezultatin e thellë 7-0. Tulipanët zhbllokuan rezultatin që në minutën e gjashtë me Summerville, ndërsa Reijnders dyfishoi shifrat.
Mesfushori holandez ishte protagonisti absolut i mbrëmjes, duke realizuar edhe dy gola të tjerë, në minutat 18 dhe 33, për të kompletuar tripletën personale. Para përfundimit të pjesës së parë, Timber gjeti gjithashtu rrugën e rrjetës, ndërsa në pjesen e dytë realizoi sërish.
Fitoren e thellë e vulosi Malen në minutën e 61-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 7-0. Me këtë sukses, Holanda e drejtuar nga Xavi Hernandez merr kreun e grupit me 11 pikë, ndërsa Greqia renditet e dyta me 8 pikë.
Fitore edhe për Gjermaninë, që triumfoi 3-1 në transfertën ndaj Serbisë. Skuadra gjermane kaloi në avantazh që në minutën e tretë, falë një autogoli të Babić, ndërsa në minutën e 14-të ishte Wirtz që dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë, vëmendjen e mori Brajan Gruda. Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi golin e tretë për Gjermaninë, duke e kurorëzuar me gol debutimin e tij me kombëtaren.
Serbia reagoi në minutën e 56-të, me Babić që ngushtoi diferencën, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit. Minutat e fundit u karakterizuan nga tensioni, me Dragojević dhe Živković që u ndëshkuan me karton të kuq, duke e lënë Serbinë me nëntë lojtarë. Me këtë rezultat, Gjermania e Jurgen Klopp renditet në vendin e tretë me 8 pikë, ndërsa Serbia, me zero pikë, konfirmon rënien nga Liga A.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
