Kryeparlamentarja Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm dhe shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeparlamentarja po ashtu vuri në dukje përpjekjet që po bën Kuvendi për ndërtimin e një bashkëpunimi e debati konstruktiv, për të përballuar sfidat e integrimit europian dhe thellimin e reformave.

Spiropali premtoi vijimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Dhomës së Komuneve për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe miqësisë mes qytetarëve të të dy vendeve, forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, modernizimin e procesit legjislativ si dhe rritjen e transparencës së veprimtarisë parlamentare.

Ambasadori Abbott vlerësoi arritjet e gjithanshme të Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve si një demokraci që funksionon shumë mirë.

Klan News