Drejtuesja e PS në Shkodër: Jo më anëtarësi fiktive

Ndonëse partia socialiste ka nisur një proces të thellë përgatitor për një garë elektorale, drejtuesja politike e PS qarku Shkodër Elisa Spiropali, mohon të bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Në mbledhjen e radhës së asamblesë në Shkodër, Spiropali tha se nuk ka asnjë arsye për ta hedhur këtë hap.

“Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme. Kur të ketë ju do të jeni të informuar, por deri më sot jo. Ne jemi në një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona dhe këtë do të bëjmë.”

Spiroali tha se do ti jepet fund antarësisë fiktive dhe se të gjitha strukturat e PS do të hyjnë në riformatim të thellë.

“E konsiderojmë Partinë Socialiste si një parti të hapur dhe si një parti e cila duhet të afrojë pranë saj njerëzit më të mirë, të rinj, të reja,te shkolluar, gra. Ta bëjmë më të shëndetshme Partinë Socialiste.”

I gjithë ky angazhim vjen pas porosive të kryesocialistit Edi Rama për tu përgatitur për zgjedhje sikur ato të ishin në mujin maj.

Klan News