“Baba Xhikja do shpërndajë verdhushka për nderin e humbur”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për dekorimin e dëshmorëve nga Presidenti Meta në Koplik me rastin e 100-vjetorit të luftës.

Në mesazhin e saj, Spiropali e quan Presidentin “Baba Xhikja” dhe thotë se ai “flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale”.

Sipas saj, deri në 25 Prill, Presidenti do të shpërndajë mijëra verdhushka, që për Spiropalin, kanë për qëllim të blejnë “nderin e humbur” në gotën e pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit.

Tv Klan