Në konferencën e Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë, kryeparlamentarja Spiropali nënvizoi se Shqipëria, që 3 dekada më parë ishte një nga vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësimin në BE.
“Vendi im, i cili pak më shumë se 3 dekada më parë ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE dhe është lider rajonal në Ballkanin Perëndimor.”
Spiropali ka përmendur edhe miratimin e rezolutës për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
“Kuvendi i Shqipërisë ishte një ndër parlamentet e para që ka miratuar projekt-rezolutën ‘Për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe sigurinë evropiane’.”
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
