Flet drejtori i spitalit: Nuk kemi asnjë urdhër të tillë

Spitali i Kavajës nuk do të jetë karantina që do të përdoret në rast nevoje për koronavirusin. Drejtori i këtij spitali mohon zërat e deritanishëm për ngritjen e një karantine në këtë ndërtesë.

“Përsa i përket koronavirusit dhe tymnajës së hedhur deri më tani që Spitali i Kavajës do të jetë spitali i karantinës për kontrollimin e koronavirusit, unë flas si drejtues i institucionit me përgjegjësi, që deri më tani ne nuk kemi asnjë urdhër, asnjë shkresë zyrtare që spitali i Kavajës do të jetë ai spital që do të bëjë karantinën për këtë lloj virusi”.

Mjekët në spitalin e Kavajës theksojnë se kanë trajtuar vetëm raste gripale, të cilat nuk tregojnë për ndonjë situatë të rrezikshme.

“Nuk kemi asnjë situatë ndryshe nga dimrat paraardhës. Nuk ka vend për panik”.

Autoritetet kanë pranuar ngritjen e një karantine, në një objekt spitalor, por pa dhënë detaje mbi vendndodhjen, duke shpjeguar se në këtë mënyrë po shmangin panikun që mund të krijohet. 

Tv Klan