Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në takimin Studeni – Tirana, zhvilluar sot në Tiranë, kanë përfunduar takimet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Volejboll për femra. Studenti ka shënuar fitoren e dytë, duke zënë vendin e parë në grup. Ekipi i Dinamos në vendin e dytë. Kështu finalistë të kupës së Shqipërisë në Volejboll për femra do të jenë Teuta – Lushnja, Studenti dhe Dinamo. Në javen e parë të muajit Shkurt do të takohen Teuta-Dinamo, Studenti-Lushnja. Javën e ardhshme do të në Tiranë do të zhvillohen finalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, ku do të takohen, Erzani – Teuta dhe Dinamo – Studenti. Dy skuadrat fituese do të luhen për kupën e Shqipërisë për vitin 2000./tvklan.al