Manchester United është gati të braktisë planet për të mbajtur ‘Old Trafford’, nëse ndërton një impiant të ri me vlerë 2.4 miliardë euro.

Pronarët e klubit janë gati që të shkatërrojnë stadiumin 114-vjeçar nëse merret vendimi përfundimtar kundër rindërtimit të tij. Opsioni i preferuar sipas Daily Mail është që të ndërtohet super-impianti në periferi të qytetit të Mançesterit, me një kapacitet me vlerë 100 mijë vende.

Më herët, projektuesit thanë se kishin në plan që stadiumin “Old Trafford” ta mbanin, por me kapacitet të reduktuar prej 30 mijë vendesh. Ideja është që aty të luajnë ekipet e akademisë dhe skuadra e femrave.

Por në bazë të llogaritjeve të bëra, rezultoi se projekti i veçantë i stadiumit do të ishte shumë kompleks dhe do të kushtonte qindra milionë euro.

‘Old Trafford’ ka një vlerë të madhe sentimentale për tifozët e United në mbarë botën me orën e Mynihut dhe tunelin që përkujton fatkeqësinë ajrore të vitit 1958, si dhe statujat e Sir Matt Busby, Sir Alex Ferguson, Jimmy Murphy dhe treshen Sir Bobby Charlton, George. Best dhe Denis Law.

Klubi mendon se do të ishte më mirë të ndërtohej një impiant me 15,000 vende në të ardhmen, që mund të rritet në madhësi ndërsa interesi rritet në ekipin e femrave.

Një prej aksionerëve, Jim Ratcliffe ka thënë se në fund të vitit kërkon një vendim përfundimtar, në mënyrë që projekti të mund të përfundojë rreth vitit 2030.

Klan News