Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rrezikohet mjedisi i brendshëm i stadiumit “Qemal Stafa”. Alarmi i dëmtimit të fushës është dhënë sot nga drejtuesit e FSHF-së, të cilët kanë kostatuar se bari i fushës është i djegur dhe në pamundësi rregullimi për ndeshjet ndërkombëtare, që Shqipëria do të luaj kundër Norvegjisë dhe Sllovenisë, për eliminatoret Euro 2000.

Ndërsa ky stadium i vetmi në Shqipëri që plotëson kushtet e vëna nga FIFA dhe UEFA për zhvillimin e një ndeshje ndërkombëtare ka kohë që ka mbyllur dyert për takimin e kampionatit kombëtar. Ulja e vazhdueshme e mjeteve të rënda ajrore në barin e tij ka shkaktuar djegien massive të barit në disa pjesë të fushës.

Pas Tiranës në kupën e kampioneve Vllaznisë e Bylisit në kupën UEFA, Teuta e Durrësit është formacioni i katërt nga klubet shqiptare që në edicionin e ardhshëm do të marrë pjesë në një nga trofetë europiane. Pretendentët kanë qenë Lushnja e Tomorri.

Kështu Teuta e renditur në vendin e shtatë në përfundim të kampionatit Kombëtar do të marrë pjesë në Intertoto dhe kundërshtari i saj do të jetë një skuadër nga Islanda./tvklan.al