Vit pas viti gjatë sezonit turistik siguria në plazhe është një ndër kriteret kryesore për zhvillimin e turizmit sa më të qëndrueshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit në vendin tonë ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e materialeve të certifikuara që lidhen edhe me sigurinë në ujë, përmendim këtu edhe jelekun e shpëtimit.
“Roli i DPS në përgatitjen e materialeve dhe të pajisjeve për mbrojtjen në ujë apo në sigurinë e plazheve është sigurisht tepër i madh. Sepse vëmë në dispozicion standardet mbi të cilat prodhohen, kontrollohen dhe certifikohen produkte të caktuara. Ne mund të përmendim standard ndërkombëtar që përdoret edhe në nivel europian për jelekun e shpëtimit”, tha Kostanca Dedja, drejtore e Çështjeve Ligjor e Komunikimit, DPS.
Por kur është një jelek shpëtimi brenda standardeve të duhura dhe me parametra të larta sigurie?
“Aksesorët e këtij jeleku shpëtimi që kanë të bëjnë në mënyrë automatike, e vendosin përdoruesin edhe në raste aksidenti apo raste të humbjes së ndërgjegjes për momentin, e vendosin në mënyrë që koka e tij të jetë jashtë ujit. Pra e kthen automatikisht nga përmbys nga goditja në pozicion e duhur me kurriz, këtë e bëjnë aksesorët e jelekut me standarde.”
Kritere të tjera të rëndësishme sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit janë edhe menaxhimi i plazheve konform çdo standardi përfshirë sigurinë dhe sinjalistikën e duhur.
“Kemi standardin ISO 13009, që është Turizmi dhe Shërbimet e Lidhura që kanë të bëjnë me kërkesat dhe udhëzimet për menaxhimin e plazheve, ku kemi të bëjmë me rojet e plazhit, me vendosjen e simboleve, trajnimin e rojtarëve të plazhëve. Ne të gjithë kemi parë që kur ka erë vendosen flamujt e kuq, të verdhë.”
Moszbatimi i standardeve të duhura ka çuar shepsh në aksidente fatale, ndërkohë që pushuesit i kërkojnë çdo vit policisë kufitare dhe autoriteteve të tjera që të bëjnë kontrolle rigoroze mbi JetSki-te pasi rrezikojnë edhe jetën e pushuesve të tjerë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 