Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer nuk pranon të japë dorëheqjen dhe do të vazhdojë të qeverisë pavarësisht thirrjeve nga 81 deputetët e Partisë Laburiste, per t’u larguar.

“Marr përgjegjësinë për këto rezultate zgjedhore dhe marr përgjegjësinë për të sjellë ndryshimin që premtuam. 48 orët e fundit kanë qenë destabilizuese për qeverinë dhe kjo ka një kosto të vërtetë ekonomike për vendin tonë dhe për familjet. Partia Laburiste ka një proces për të sfiduar një udhëheqës dhe ky proces nuk është aktivizuar ende. Vendi pret që ne të vazhdojmë me qeverisjen. Kjo është ajo që po bëj unë dhe ajo që duhet të bëjmë ne si cabinet”, tha Starmer.

Gjatë një takimi me ministrat e kabinetit, kryeministri britanik theksoi se nuk ka pasur asnjë veprim zyrtar për të shkaktuar një garë për lidership.

Ndërkohë, releblizëm ka pasur edhe brenda parties së tij, pasi Miatta Fahnbulleh dha dorëheqjen si ministre e re e qeverisë ndërsa i tha kryeministrit “të bënte gjënë e duhur për vendin” dhe të përcaktonte një afat kohor për një tranzicion udhëheqës.

Por nuk kanë munguar edhe mbështetja nga anëtarët e kabinetit të cilët kanë theksuar se kryeministri po bën gjëne e duhur.

Keir Starmer po renditet në sondazhe si udhëheqësi britanik më jopopullor i të gjitha kohërave, një sërë gabimesh dhe kthesash të papritura që shtojnë ndjesinë tek shumë votues se ai nuk ka një plan për të rregulluar ekonominë e vendit.

Ky zhgënjim arriti kulmin javën e kaluar pasi Partia Laburiste pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale.

Një numër gjithnjë e në rritje brenda partisë së tij kanë shprehur frikën se Partia Laburiste do të zëvendësohet nga Reform UK, e udhëhequr nga Nigel Farage, në zgjedhjet e ardhshme kombëtare të planifikuara për vitin 2029.

Klan News

/tvklan.al