Mundësia e një sfide udhëheqje u rrit ndaj kryeministrit Britanik këtë të enjte me ministrin e Shëndetësisë që raportohet se është gati të japë dorëheqjen dhe ish-zëvendësen që i bën thirrje të reflektojë mbi pozicionin e tij.

Keir Starmer, i cili ka thënë vazhdimisht se do të luftojë për të mbajtur detyrën, deri më tani nuk ka qenë në gjendje të ndalë valën e thirrjeve për dorëheqje pasi Partia Laburiste pësoi disa nga humbjet më të mëdha në zgjedhjet lokale javën e kaluar.

Wes Streeting, ministri i Shëndetësisë pritet të japë dorëheqjen më vonë këtë të enjtee për të provuar shanset në një fushatë për kryetar partie, megjithëse aletatët e Starmer kanë thënë se ai nuk i ka numrat e nevojshëm të mbështetësve.

Nga ana tjetër, ish-zëvendësja e Starmer, Angela Rayner, e cila gjithashtu po shihet si një nga zëvendësueset, njoftoi këtë të enjte se është lirUar nga akuzat për disa shkelje ligjore me të cilat po përballej. 

Megjithatë ajo nuk dha një përgjigje të drejtëpërdrejtë kur u pyet nëse Starmer duhet të japë dorëheqjen. 

“I kam thënë Kirit se ky është një moment vërtet i rëndësishëm për partinë dhe vendin tonë. Ritmi i ndryshimit nuk ka qenë i mjaftueshëm për t’u parë nga votuesit, dhe gabimet na kanë nxjerrë nga rruga e duhur dhe i kanë bërë votuesit të na dyshojnë”, tha Rayner.

Emrat e tjeterë që mund të sfidojnë Starmerin po shfrtëzojnë kohën për të fituar mbështetjen e nevojshme ndërsa edhe vetë kryeministri ka deklaruar se do të garojë sërish nëse do te ketë zgjedhje partiake.

TV Klan

/tvklan.al