Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me momentin më kritik të mandatit të tij, teksa rebelimi brenda radhëve të partisë po merr përmasa konkrete. Këtë pasdite, numri i sekretarëve parlamentarë, që konsiderohen si ndihmësit kryesorë të sekretarëve të qeverisë në dhomën e ulët të parlamentit të Britanisë së Madhe, që kanë dhënë dorëheqjen, ka arritur në katër.
I fundit që u largua ishte Zubir Ahmed, ndihmësi në Parlament i Sekretarit të Shëndetësisë, i cili deklaroi se publiku ka humbur besimin te Starmer pas humbjeve në zgjedhjet lokale të javës së kaluar.
Më herët, detyrën e lanë edhe ndihmësit parlamentarë të sekretarëve për komunitetet, sigurisë dhe atë të viktimave: Miatta Fahnbulleh, Jess Phillips dhe Alex Davies-Jones.
Edhe pse këta deputetë nuk janë ministra me kompetenca vendimmarrëse, largimi i tyre është një goditje e fortë politike. Ata shërbejnë si ura lidhëse mes qeverisë dhe parlamentit dhe dorëheqja e tyre tregon se Starmer po humbet mbështetjen e bazës së partisë së tij.
Aktualisht, 86 deputetë laburistë kërkojnë hapur largimin e tij, duke e lënë Kryeministrin përballë një krize që mund t’i kushtojë postin, pavarësisht shumicës historike prej 412 vendesh që fitoi në vitin 2024.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 