Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka pezulluar bisedimet për tregtinë e lirë me Izraelin.
Një vendim i tillë pasi qeveria britanike ashpërsoi qëndrimin e tij ndaj Izraelit për vuajtjen e fëmijëve në Gaza, duke e quajtur krejtësisht të patolerueshëm teksa bëri thirrje për armëpushim.
Sipas mediave ndërkombëtare, Starmer dhe kabineti i tij kanë vënë sanksione të reja ndaj vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Starmer shprehet se Britania e Bashkuar është e tmerruar nga përshkallëzimi nga ana e Izraelit.
Nga ana tjetër, Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, është shprehur se lufta po hyn në një “faze të re të errët”. Ai shtoi se “katastrofa humanitare po intensifikohet”.
Kujtojmë se një ditë më parë, ushtria izraelite lejoi kalimin e 5 kamionevë me ndihma humanitare në Gaza, por për një kohë të kufizuar.
/tvklan.al