Ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Armend Zemaj, ka shprehur sot shqetësimin për situatën e COVID-19 në vend.

Në një deklaratë, Zemaj shprehet se statistikat e të infektuarve janë teje shqetësuese, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë kontinentin.

Statistikat e të infektuarve me virusin Covid 19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj me Ambasadoren Lobbezoo trajtuam çështjen e menaxhimit të situatës, masat anti Covid si dhe këmbimi i përvojave të menaxhimit të situatës dhe përkrahjes nga Mbretëria e Holandës për Kosovën”, është kjo deklarata e Zemaj pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e Holandës, Carin Lobbezoo.

Kosova në javë e fundit ka parë një rritje të rasteve me COVID-19 dhe qeveria është përgatitur për disa masa shtrënguese në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit./tvklan.al