Një qendër multifunksionale, kryesisht për panaire, do të ngrihet në zonën e Farkës në Tiranë. Mes 60 studiove që shprehën interes, 5 kompani prezantuan projektin e tyre dhe fitues u shpall studio amerikane “Steven Hall Architects”.

Pjese e jurisë ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili theksoi se tashmë janë pjekur kushtet që Tirana të ketë një qendër të tillë që do të shërbejë përveç se për panaire edhe për evenimente ndërkombëtare.

“Për ne ky është vërtetë një moment mjaft i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin të gjitha ato organizime që mund të zhvillohen vetëm në këtë lloj hapësire, në këtë lloj vendi.Natyrisht, vjen në momentin e duhur sepse disa vjet më parë do të kishte qenë shumë e parakohshme të investoje masivisht në këtë lloj infrastrukture, por tashmë kjo është saktësisht një nga ato shumë gjëra për të cilat Shqipëria ka nevojë në mënyrë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicies së saj.”

Perveç fituesit “Steven Hall Architects” në garë ishin edhe kompania amerikane “Jeanne Gang”, ajo gjermane “Kyn Malvezzi”, skuadra belge e “Office KGDV” dhe studio italiane e Stefano Boerit.

Projekti i ri i “EXPO ALBANIA”, do të jetë një qendër shumëfunksionale për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave dhe takimeve të ndryshme.

Klan News