Stiven Shpendi po kalon një sezon të shkëlqyer tek Empoli në Serie B.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në barazimin 2 – 2, të premten në fushën e Frosinone, një nga pretendentët për tu ngjitur në Serie A.
Shpendi zhbllokoi rezultatin në minutën e 18′ duke shfrytëzuar një krosim të gjatë të Ebuhei. 22-vjeçari realizoi sërish në pjesën e dytë pas kundërsulmi perfekt të lojtarëve të ekipit toskan.
Stiven Shpendi numëron 9 gola në 24 ndeshje në këtë sezon të Serie B, 1 më shumë se vëllai i tij binjak Cristian, i cili luan me Cesena.
Të dy po japin kontributin për të rikthyer ekipin në Serie A. Qazim Laçi u bë pjesë e fitores së parë pas 6 ndeshjesh të Rizespor në Superligën e Turqisë.
Mesfushori i Kombëtares dha pasim për gol në suksesin 2 – 0 me Kocaelispor. Laçi numëron 5 asiste në 22 ndeshje, në kampionat pa harruar edhe 3 gola.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
