Emisioni “Stop” dhe Fondacioni “Firdeus” kanë vijuar të ndihmojnë familjet e pamundura, kryesisht të moshuarit, që jetojnë vetëm dhe janë prekur edhe nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe për pasojë banojnë në çadër.

Stafi i “Stop” i ka çuar ndihma ushqimore zonjës Adelina Buda në Allias, që jeton e vetme. Më pas edhe familjes së zotit Dritan Deda, në Metallë, Maminas që jetojnë në çadër pas tërmetit.

Ndihma janë çuar edhe për familjen e zotit Ruzhdi Deda, që gjithashtu jeton në çadër dhe ka një fëmijë të sëmurë me epilepsi.

Ruzhdi Deda: Kam që në 21 Shtator në çadër, edhe jam vetë i 7, kam një fëmijë të paralizuar në dorën dhe këmbën e djathtë dhe me epilepsi.

Gazetarja: Sa vjeç është çuni?

Ruzhdi Deda: 15 vjeç! Me këto kushte të vështira që është dhe ky virusi, na keni ndihmuar shumë.Faleminderit shumë emisionit “Stop”./tvklan.al