Besa Shahini emerohet ministre e shendetesise/ 8 marsi i grave ne Tirane.

Ministrja e arsimit, Besa Shahini duket, se ka ngatërruar pak detyrën nën presionin e përhapjes së koronavirusit.Ndërsa fliste për pezullimin e procesit mësimor, Shahini është ndalur më gjatë në masat e higjenës, që duhet të ketë parasysh cdo person, për të parandaluar virusin e rrezikshëm. Për shkak të koronavirusit, kaloi disi pa atmosferë 8 marsi, festa e grave. Por Klintoni ka dalë nëpër Tiranë dhe ka pyetur gra e burra për këtë festë dhe dhuratat e ditës së shënuar.

Gorishove/ Shkelqimi i drejtorit rilindas Shkelqim Demishaj dhe lidhjet nepotike.

Stop është rikthyer sërish në Gorishovë të Fierit, për problemet në shkollën 9-vjecare atje. Pak kohë më parë transmetuam, se drejtori Shkëlqim Demishaj, merrte prej 10 vjetësh pagesën e transportit në mënyrë abuzive, edhe pse banon në këtë fshat prej më shumë se 60 vjetësh, sic pohon edhe ai vetë.Por Shkëlqimi nuk është ndalur këtu. Ai ka emëruar edhe të vëllanë në shkollën ku është vetë drejtor, edhe pse lidhje të tille nepotike janë të ndaluara.Gjatë komunikimit me Shkëlqimin, ndërhyn edhe një mësues tjetër, që sulet të mbrojë drejtorin nga gazetari i “Stop”. Por ajo, që duket e pazakontë në këtë reagim, është, se mësuesi është pikërisht vëllai i drejtorit,Hamid Demishaj.

ZA Fier emeron drejtor mesuesin e hequr per veprime te turpshme.

Ish- drejtoresha e shkollës së Gorishovës tregon, se Shkëlqim Demishajn, drejtorin aktual, e ka hequr ajo nga puna për veprime të turpshme dhe mospërmbushje të kuadrit ligjor. Por meqë është pak “rilindas” Shkëlqimi u emërua drejtor në shkollë.Gjithë këtë karrierë Shkëlqimi e ka arritur edhe falë ZA-së së Fierit dhe drejtueses së kësaj zyre,Yllka Beci. Me urdhër së saj, ZA Fier nuk e apeloi vendimin e shkallës së parë për Shkëlqim Demishajn, në kundërshtim me detyrimin ligjor.