Rama polic trafiku, Meta u bie daulleve?!

Ish-kreu i LSI-së dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta, u ra daulleve në Kukës, gjatë një aktiviteti elektoral të partisë, që krijoi e drejtoi.Ndërsa kryeministri Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste në spotin e ri elektoral shfaqet si polic trafiku, që nuk njeh kompromis, por gjobit drejtuesit e automjeteve,që bëjnë shkelje, në emër të ndërtimit të shkollave dhe kopshteve?!

Skandali i tenderit për skrap në drejtorinë e hekurudhave, “zhduken” 300 tonë”.

Denoncimi një zonje, Mereme Xhetanit,ish-magaziniere në drejtorinë e hekurudhave, ka nxjerrë në pah një rast të pastër korrupsioni me tenderin e skrapit.Kjo procedurë, e zhvilluar në fund të vitit 2016, nxjerr me të paktën 300 tonë diferencë peshën e lokomotivave.Ishte pikërisht kjo mospërputhje, e konstatuar nga zonja Xhetani, që i kushtoi vendin e punës kësaj të fundit.”Stop” arrin të provojë me fakte e dokumenta abuzimin, si dhe të llogarisë dëmin financiar. Këtë skandal e pranon edhe financierja e institucionit. Ndërsa drejtori Ilir Dashi, “kërkon ta mbyllë”, duke provuar të pijë kafe me gazetarin.

“I drejtohem emisionit “STOP” për një padrejtësi që më është bërë. Jam larguar nga puna në mënyrë të menjëhershme. Unë kam punuar si magaziniere në NJ.SH.M.L., “Hekurudha Shqiptare” dhe jam larguar për arsye të një tenderi që është zhvilluar në hekurudhë, sepse në dokumentacion kemi diferenca. Hyrja në magazinë me dokumentet e ardhura nga Drejtoria e Hekurudhave ka një diferencë prej 304 tonësh.”

Avokati Zhulien Ristani shprehet se konflikti ka nisur nga tenderi që ka kryer shoqëria “Hekurudha Shqiptare sh.a.”, në fund të vitit 2016, për shitjen e sasisë së skrapit. Pesha e skrapit që Mereme Xhetani ka magazinuar është 1201.366 kilogramë, por është prokuruar me peshën prej 926 tonësh.

“Është kërkuar që të lëvrohet ky mall, të dalë nga magazina me dokumentacionin prej 926 ton, ndërkohë që magazinierja nuk ka pranuar sepse gjendjen në magazinë ajo e ka 1201,366 ton. I është bërë presion, malli ka dalë nga magazina pa dokumentacion shoqërues dhe i është bërë shkresë biles dhe nga titullari i drejtorisë përkatëse, që punon magazinier si zonja. I është bërë shkresë administratorit të “Hekurudhës Shqiptare sh.a.” se malli ka dalë pa dokument shoqërues nga magazina. Është bërë evident fakti që gjendja në magazinë është më tepër nga ajo që prokurohet dhe merret më tepër mall nga ai që është paguar në tender.”

Magazinierja e “Hekurudhës shqiptare sh.a.”, Mereme Xhetani, në mungesë të një përgjigjeje nga kjo shoqëri, ka kryer një kallëzimi penal, i cili ka bërë që ajo të shkarkohet në mënyrë të menjëhershmë nga puna.

Në kontratën numër 1, më datë 30.01.2017, me objekt “Shit-blerje skrapi hekurudhor” ndërmjet “Hekurudhës shqiptare sh.a.” dhe shoqërisë “AL ASFALT sh.p.k.”, është bashkangjitur një proces verbal, ku janë paraqitur 14 lokomotiva çeke të dala jashtë përdorimit, me peshë 926 ton.

Për të kuptuar se pse ekziston kjo diferencë prej gati 300 tonësh skrap, gazetari i emisionit “STOP” ka komunikuar me njërin prej inxhinierëve mekanikë i cili ka qenë pjesë në komision, Leonidha Bushi.

Gazetari – Z. Bushi! Donim të të pyesnim për këtë raportin e 2014-ës. Ju keni qënë anëtar, që keni nxjerrë edhe peshën e 14 lokomotivave. Pse ka dalë kaq e vogël pesha?

Inxhinieri mekanik

Kjo peshë, që është përcaktuar në vitin 2014, është bërë kryesisht me hamendje. Domethënë, duke pas parasysh peshën e lokomotivës, sipas katalogëve. Është menduar që do të çmontohen pjesët, agregatët, të ndryshme dhe duke kryer një veprim aritmetik të thjeshtë, domethënë duke u menduar gjithmonë, ëëë?

Gazetari – Po!

Inxhinieri mekanik

Nuk janë çmontuar, por gjithmonë duke u menduar që të çmontohen, atëhere bëhet kjo diferencë dhe përcaktuam me përafërsi.

Gazetari – E kuptoj.

Inxhinieri mekanik

Nuk… se është 60 ose 70 tonë. 

Nesër më vjen Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe thotë: Këtë lokomotivë, sipas katalogut, 100 tonë. Ti pse e ke shkrujt 60? 40 tonë, vëlla i dashur, ku i ke thotë? Po, jo i kemi çmontu, i kena ashtu… Ku i ke bërë hyrje në magazinë? Ti, më thotë mua, ke bërë shkelje.

Gazetari – Për këtë peshën reale të lokomotivave?

Inxhinieri mekanik

Shiko! Për këto ekziston katalogu.

Gazetari – Atë duam dhe ne…

Inxhinieri mekanik

Do katalogun?

Gazetari – Dua të na thuash ti atë, në bazë të katalogut.

Inxhinieri mekanik

Peshën e kujt?

Gazetari – Të një lokomotive.

Inxhinieri mekanik

Mund të flas pak a shumë, përafërsisht…, punë…

Gazetari – Përafërsisht, plus-minus …

Inxhinieri mekanik – S

epse lokomotiva, kur vjen nga Çekia, që vinte atëhere, ishte te rreth 115 tonëshi, po e furnizuar me ujë, me karburant dhe me rërë… Tani këto tre…

Gazetari – Sa?

Inxhinieri mekanik

Po, po themi shkon tek 100 ton lokomotiva. Pesha e lokomotivës është kaq mo vëlla, nuk mund të gabojë inxhinieri mekanik tek pesha. S’gaboj dot tek pesha, sepse atje kanë qenë 100 shkencëtarë çekë që kanë përcaktuar dhe ne mund të verifikojmë çdo gjë.

Gazetari i emisionit “STOP” i drejtohet financieres së NJ.SH.M.L për të pyetur se çfarë ka ndodhur me procedurën e tenderit, në Dhjetor të vitit 2016.

Financierja

Unë ta di që do largohem nga puna, unë njolla mbi vete nuk mbaj asnjëherë gjithë jetën. I kam provuar edhe heqjet nga puna, i kam provuar dhe vlerësimet në punë. Por si këtë radhë, ta thashë, kam 4 praktika të skrapit, hajde të shkojmë t’i shofim, s’ndodh. U morën, u ngarkuan në prezencë të komisionit të vet, komisionit të drejtorisë, morën, ngarkuan, hynë, dolën… Ne këtu kemi qenë thjesht vëzhgues, ne s’na ka lënë njeri të afroheshim…

– As u peshua, as u firmos?

Financierja

Jo, jo! Peshorja kryhet tek një subjekt IAM sh.p.k, në “Katër Rrugët”, sa hyn për në Shijak, në të majtë aty. Pra babë e bir, d.m.th, i ati… biri, përfaqësues i subjektit AL Asfalt, Ani Keçi, ndërsa peshoristi, baba vet… konflikt i gjallë interesi që s’lejohet kurrë. Ja, ia kam çuar më 23 Mars dhe këtu sektori ekonomik nuk disponon… ti më thua mua zbato kontratën! S’kam kontratë, më nxirr urdhër. Në zbatim të kontratës, baza ligjore kaq e aq, unë s’kam kontratë. I kërkoj me shkresë-kontratë, na vini në dispozicion kopje të kontratës.

Gazetari – S’jua vunë?

Financierja

Po çfarë flet?! Kush të dojë le të vijë dhe të përballet, nuk më trembet syri nga ana dokumentare fare dhe unë këto që të thashë ty, do ia them prokurorisë edhe të gjithëve sepse nuk kam frikë. Më vjen keq që humbëm një zonjë, një punëtore, një fukareshë në kulmit, që kur e ka marrë atë magazinë, e ka marrë me lot, se këta zotërinjtë e dinë, që po ta dini ju se ç’magazinë është…, magazinë i thënçin, që janë mallrat… yyyy nëpër territor mallra bylyk, kështu që më vjen shumë keq për atë që u bë kurban.

Financierja

– Mallin ma merr, domethënë për mendimin tim, e ke sekuestruar. Po këtu s’ka as shtet, as polici, as qeveri, asgjë. Sepse në momentin e parë që ne kemi denoncuar në Drejtori të Përgjithshme që neve po na merret malli pa letra, e ke aty që kanë ik 10 makina. Në atë moment duhet të ishin vënë duart në kokë, sepse unë s’kam asnjë shënim që më është marrë malli.

Gazetari – 300 tonë skrap, me çmimin e një procedure të mëparshme që ju keni bërë, sa lekë shkon?

Financierja

Procedura e fundit është e vitit 2013, që ka qënë rreth 35 mijë lekë/ton. Tani të bëjmë llogari për 300 tonë.

Gazetari – 300 tonë.

Financierja

300 tonë, sepse siç ta thashë, nuk kemi kontratë për sivjet që ta shohim çmimin, që të bëjmë llogaritë e sivjetshme.

Gazetari – Nuk ju është vënë në dispozicion…

Financierja

Nuk na është vënë, atëherë 300 tonë për 35 mijë… 10 milionë e 500 mijë të reja.

Gazetari – 100 Milionë… ?

Financierja

Pa TVSH.

Gazetari – Dëm…

Financierja

Ky duhet llogaritur dëm i pahapur si me thënë, por shitet një mall që ka diferenca me efekt financiar.

Gazetari – Shumë e konsiderueshme, ë?

Financierja

Patjetër! Likujdohen sigurime shoqërore për një muaj, të gjithë hekurudhës shqiptare, të 1 mijë punonjësve.

Financierja e NJ.SH.M.L përllogariti shumën e dëmit ekonomik që i është shkaktuar kësaj shoqërie, e cila është 105.000 lekë të reja. Por ajo gjithashtu akuzon Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave për mosreagim ndaj këtij fenomeni, edhe pse ka qenë në dijeni.

Gazetari i emisionit “STOP” i është drejtuar kësaj drejtorie për të komunikuar me Drejtorin Ilir Dashi, në lidhje me tenderin e skrapit të lokomotivave, largimin e magazinieres nga puna, por edhe për urdhërin e tij ndaj punonjësve, për kufizim të dhënies së informacionit për këtë ngjarje.

“Me urdhër të drejtorit të madh të përgjithshëm. Joo dhe nuk do lejohet njeri që të japë intervistë.”

strong>Drejtori –

Bile atë kamerën, sikur… ëëë…

Gazetari – Pesha e lokomotivave, po themi me këtë komisionin që është bërë në 2014-ën, që është edhe shkresa shoqëruese këtu, e ka nxjerrë po themi 926 tonë, po flasim vetëm për lokomotivat, janë 14 lokomotiva. Pastaj pesha dalëse, po për të njëjtat lokomotiva, është 1230 tonë. Domethënë i bie diku diferencë të dalin 300 më shumë?

Drejtor Ilir Dashi

Unë jam 100% i sigurt… që …ëëë kemi të bëjmë me një procedurë korrekte, normale, të hapur, ju gjykojeni vetë. Doni të nxirrni drejtësinë tonë, rrugën tonë ligjore, nxirreni!

Gazetari – Po këtu z. Keci, apo Keçi thotë: Mos shoqërimi i mjeteve të mësipërme me asnjë dokument bie në kundështim me dispozitat ligjore për procedurat tatimore për Republikën e Shqipërisë, domethënë jeni vënë në dijeni më datë 04.04.2017. Kam edhe një …

Drejtor Ilir Dashi

Pse e kap tek këto ti?

Gazetari – Jo, po e nis që këtu …

Drejtor Ilir Dashi

Jo, jo… ëëë… tashi kjo është e qartë…

Gazetari – Jo, s’është e qartë…

Drejtor Ilir Dashi

E mbyllim këtu bisedën.

Gazetari – Pse?

Drejtor Ilir Dashi

Shkojmë pimë një kafe, ja pse. Kjo nuk shkon, kjo nuk shkon fare.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave, Ilir Dashi ka kërkuar ta mbyllë këtë çështje me një “kafe” me gazetarin e emisionit “STOP”. Ndaj, prokuroria duhet të hapë një çështje dhe të hetojë se çfarë ka ndodhur realisht me këto 14 lokomotiva, ku në bazë të llogarive kanë “humbur” 3 prej tyre, duke u bazuar në dëshmitë e ish-magazinieres dhe financieres së “Hekurudhës shqiptare sh.a.”.

Në pritje të vendimit të zbardhur të Gjykatës së Lartë…

Apostol Hasani, një qytetar nga Shkodra, ankohet në “Stop”, se Gjykata e Lartë, ka marrë një vendim për një cështje, që i përket, që në nëntor 2016, por ende nuk e ka zbardhur.Pas interesimit, Apostolit i kanë thënë, se vonesa ka ardhur për shkak të dorëheqjes së një anëtareje të Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. Gazetarja e emisionit arrin të sigurojë vendimin e Apostol Hasanit dhe ky i fundit, falenderon “Stop”-in për dokumentin e shumëpritur.