Korona apo reformat? Rama e Meta i japin brrylin njeri-tjetrit.

Sot janë shënuar 36 raste të reja të infektuarish me koronavirus, që është dhe shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.Presidenti Meta dhe kryeministri Rama janë takuar me brryla, ndërsa morën pjesë në Këshillin e Integrimit.Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu kanë themeluar një shoqatë të quajtur “Drejtësi për drejtësinë”. Ata pretendojnë, se personat, që kanë bërë vlerësimin kanë gënjyer dhe kanë probleme me dokumentacionin e dorëzuar.

Skandali/Te mitur e me femije, korrupsioni dhe shurdheria cuan ne thellimin e fatkeqesise.

Në këtë pjesë do të tregojmë rastin skandaloz të sjelljes së strukturave të shtetit dhe drejtësisë, që cuan në një traumë sociale. Një të miturish, 16 djali vjec dhe 13 vjec, janë prindër të një foshnjeje 1 muajsh. Mamaja e 16 vjecarit kërkon ndihmën e “Stop”, pasi djali i saj 16 vjecar, ka 6 muaj në burg, i akuzuar për dhunë ndaj të miturës, që e bëri baba. Por sot 13 vjecarja thotë, se ai nuk e ka dhunuar dhe gjithcka e ka bërë e shtyrë nga  e ëma, që nuk e donte këtë lidhje.Kallzimi për 16 vjecarin u bë në korrik 2019 dhe prokuroria e vuri në pranga pas 6 muajsh, në janar 2020.Prindërit e djalit marrin avokat shtetasin Toto Avdiu, i cili fillimisht u paraqit si avokat kryesisht e më pas u mori atyre prokurë përfaqësimi. Avokati Toto Avdiu i kërkon 5 mijë euro familjarëve për prokurorin e cështjes. Kur Stop interesohet për rastin, avokati e mohon, që ka kërkuar 5 mijë euro.Psikologia, që ka ndjekur procesin, pranon se prokurori është vënë në dijeni, që akuzat për djalin kanë qenë të rreme, por ia hedh topin prokurorit Petrit Vukaj, i cili është dënuar më pare me 3 vite burg për korrupsion.13 vjecarja e mitur, tashmë nënë e një foshnjeje pranon, se bashkëshorti i saj nuk e ka dhunuar.Pas gjithë kësaj shurdhërie e mosreagimi, papritur 13 vjecarja braktisi fëmijën dhe la shtëpinë e bashkëshortit.Prokurori dhe avokati presin paratë, për të nxjerrë 16 vjecarin nga qelia, ndërsa Shërbimi social është inekzistent në një situatë të tillë.

Rasti Kajmaku/Viktime e luftes brenda llojit ne PS, apo e drejtesise?

Agim Kajmaku është tashmë një emër i njohur, për shkak se humbi mandatin e bashkisë së Vorës dhe u shpall në kërkim, nga problemet me ligjin e dekriminalizimit.Por “Stop” tregon, se më shumë sesa viktimë e drejtësisë, Kajmaku u bë kurban i luftës brenda llojit nga klanet në PS.Ish drejtoresha e Burimeve njerëzore në Bashkinë e Vorës tregon, se dy nënkryetarët e bashkisë Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri i bënin presion për shkarkime e spastrim të administratës dhe këtu nisi lufta e vërtetë mes Kajmakut dhe Belinda Ballukut e dy nënkryetarëve të mbështetur prej saj.Si për koicidencë në të njejtën kohë, në gusht 2019, Kajmaku përballet edhe me akuzat e PD-së për probleme me drejtësinë greke.Kjo pasoi edhe me urdhrin e arrestit për Agim Kajmakun nxjerrë prokurori Kol Hysenaj, me arsyetimin, se ai kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.Në fund duket se Kajmaku nuk ka paturprobleme me drejtësinë greke, por me klanet që e luftuan brenda PS-së.