“Stop” zgjidh problemin e diplomës për studentët e shkencave.

Në mars të këtij viti “Stop” transmetoi problematikën e studentëve të masterit në Univesitetin e Shkencave të Natyrës, të cilët nuk pajiseshin me diplomë.Spiro Drushku dekan i universitetit të shkencave thotë, se cështje konflikti është bërë emërtesa. Por pas këmbënguljes së “Stop” drejtori i Kurrikulave dhe Standardeve Clirim Duro pranon, se është gjetur zgjidhja dhe studentët, do të mund të marrin diplomën.

5 orë rrugë cdo ditë, për të shkuar në “Mësonjëtoren” e Parretit, Baldushk.

Fëmijët e fshatit Parret Baldushk,janë të detyruar të bëjnë rreth orë rrugë në këmbë cdo ditë, për të shkuar në shkollë.Zgjohen në 5 të mëngjesit, ecion një orë e gjysmë, për të mbërritur furgonin, që ma pas të ulen në bankat e shkollës si cdo fëmijë tjetër.Prindërit kërkojnë thjesht një mjet transporti, për të cuar fëmijët në shkollë, pasi furgoni i merr në rrugën me asfalt e duhet të ecin 4 orë në këmbë. Ledjana Harizi, drejtore e Shkollës “Fehti Vogli” thotë, se konflikti me shoqërinë e transportit, ka bërë, që nxënësit të mos e kapin kurrë orën e parë.Ajo thotë, se është e dtyruar t’i pranojë nxënësit, megjithë vonesën. Problemi është ngritur disa herë pranë njësisë administrative, por deri tani, nuk është gjetur asnjë zgjidhje.

“Stop”, ndihma dhe solidaritet për dy familje në nevojë.

Pas sensibilizimit në “Stop”, të tjerë qytetarë kanë kontribuar financiarisht për familjen Gjepali në Shijak.Po kështu, ndihma të konsiderueshme kanë ardhur edhe për familjen Sotaj në Cezmë Ferraj të Durrësit, pasi “Stop” i festoi ditëlindjen e fëmijës së tyre.Një sipërmarrës ka vendosur për këtë familje dritare duralumini. Ndërsa dy zonja në Durrës, kanë mbledhur tapa shishesh, për t’i shitur dhe kontribuar për këtë familje.