Semaforët jashtë loje nga protestat, gazetari kthehet në semafor njerëzor
Protestat e dhunshme kanë lënë pas edhe semaforë të dëmtuar, duke krijuar kaos në qarkullimin rrugor në kryeqytet. Por kur semaforët nuk punojnë, dikush duhet të marrë përsipër rolin e tyre. Gazetari i “Stop” del në terren dhe pyet qytetarët, nëse u kanë munguar semaforët e prishur, ndërsa vetë shndërrohet në një semafor njerëzor, duke drejtuar trafikun me humor.
E pabesueshme, fëmijë kopshti e filloreje bëjnë 2 km në rrugë makine për të shkuar në shkollë
Në fshatin Moravë të Beratit, nxënësit e shkollës “Shaban Sollaku” dhe fëmijët e kopshtit detyrohen të përshkojnë më shumë se 2 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë. Në mungesë të transportit dhe të kompensimit të shpenzimeve të rrugës, prindërit janë të detyruar të lënë punën për të shoqëruar dhe marrë fëmijët çdo ditë.Grupi ynë i xhirimit iu bashkua nxënësve në rrugën, që ata përshkojnë për në shkollë, për të parë nga afër vështirësitë dhe rreziqet me të cilat përballen.Drejtori i shkollës, Durim Myftaraj, pranon, se prindërit kanë të drejtë dhe thotë, se është dërguar kërkesa me emrat e nxënësve për kompensimin e transportit. Edhe ZVA Berat konfirmon, se procedurat kanë nisur, por pagesa e rimbursimit nuk mund të kryhet pa miratimin e linjës nga Këshilli Bashkiak.Ndërkohë, drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Berat, Klodiana Hoxha, bën me dije, se janë kryer matjet nga urbanistika dhe po përgatitet relacioni për Këshillin Bashkiak. Sipas saj, linja pritet të miratohet në mbledhjen e radhës, në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit. ZVA Berat sqaron, se kompensimi do të përfshijë periudhën që nga dita e parë e fillimit të vitit shkollor.
I mbaron kontrata e qirasë, mban me zor pronën e botës, pas presionit liron ambientin
Në mes të tetorit transmetuam denoncimin e zonjës Katerina Prifti, pronare e një dyqani në zonën e ish-Aviacionit në Tiranë. Ajo tha, se qiramarrësja e saj, Lindita Luftija, apo Linda Kalemi, nuk pranon të lirojë objektin, edhe pse kontrata e qirasë ka përfunduar. Në shtator të vitit 2025, pronarja ia kishte dhënë ambientin me qira për një vit, kundrejt pagesës prej 400 mijë lekësh, me afat përfundimtar më 30 gusht 2026. Por, sipas denoncueses, përfundimi i kontratës nuk është shoqëruar me lirimin e pronës.Katerina Prifti tha, se qiramarrësja vonohej vazhdimisht në pagesa dhe nuk shlyente as faturat e ujit dhe të energjisë elektrike. “Stop” arriti të kontaktonte me Lindën, por ajo iu referua një neni të kontratës për rinovimin dhe pretendoi, se kishte ngritur padi.Ndërkohë, pronarja Katerina Prifti kërkon të rimarrë në posedim pronën e saj pas përfundimit të afatit kontraktor.Pas disa ditësh nga ky transmetim, Linda Kalemi boshatisi dyqanin e zonjës dhe pronarët Prifti, shprehën mirënjohjen për zgjidhjen e problemit.
/tvklan.al












Botërori 2026 