“Jam si dhia, më pret një kokë, më dalin shtatë”, me ç’kafshë të tjera u vetëidentifikua Elisa?

Gentian Zenelaj, moderator i emisionit “Stop”, ka marrë çmimin si aktori më i mirë në edicionin e parë të festivalit “Tano Fest”, organizuar në Shkodër. Vlerësimi vjen për interpretimin e tij në komedinë “10 vjet martesë”.

Pas përjashtimit nga forumet drejtuese të PS-së, Elisa Spiropali ka bërë dje një status në Facebook, ku e përshkruan veten me emra të ndryshëm kafshësh, si dhia, deveja, ariu apo qengji.

Gazetari kërkon shpjegime për familjen e pastrehë, drejtori ikën me vrap, kryebashkiaku mbyll derën.

Alma Mita është kthyer nga Amerika në Berat për t’u marrë me disa çështje pronësie, por përfundoi duke mbetur pa strehë. Prej kohësh, ajo dhe familjarët e saj jetojnë në një apartament me kontratë qiraje me Bashkinë e Beratit, e cila, sipas denoncueses, përfundon në shkurt 2027. Por tani bashkia kërkon t’i nxjerrë nga banesa, me pretendimin se familja ka dëmtuar apartamentin.

Alma i kundërshton këto akuza dhe thotë se dëmtimet kanë qenë aty që kur kanë hyrë në banesë. Madje, familja disponon edhe fotografi të bëra ditën e hyrjes, si prova se apartamenti është marrë në atë gjendje.

Përballja me punonjësit e bashkisë shoqërohet me akuza të tjera nga familjarët, ndërsa drejtori i Strehimit largohet me vrap dhe fshihet, duke shmangur përgjigjet. As kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Ceca, nuk pranon të japë shpjegime për gazetarin, por e nxjerr atë nga zyra, duke i kërkuar t’i drejtohet stafit.

Ndërkohë, pas prishjes së kontratës, familjes i është ndërprerë edhe furnizimi me ujë, ndërsa drejtori i Ujësjellësit, Pelivan Siva, deklaron se veprimi është bërë me kërkesë të bashkisë. Kjo, megjithëse, sipas kontratës, qiranë e paguan bashkia, ndërsa familja ka detyrim vetëm faturat e ujit dhe energjisë, për të cilat pretendon se ka kryer pagesat rregullisht.

Nga bunkeri në shtëpi të re, çfarë ndodhi me familjen së cilës iu dëmtua banesa nga rrëshqitja e dherave?

Më 19 janar 2018 transmetuam rastin e një familjeje me 5 anëtarë në Linzë. Kësaj familjeje, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, iu dëmtua banesa, ndaj e strehuan në një bunker. Në atë kohë, u interesuam pranë kryetarit të Njësisë Administrative Dajt, Kujtim Qefalia, dhe e strehuam familjen në një shkollë jashtë funksionit, ku qëndroi për 5 vite rresht.

Por çfarë ndodhi më tej me këtë familje? Shedija Noka, nënë e 3 fëmijëve, kërkoi të largohej nga shkolla, pasi kushtet nuk ishin të mira dhe tërmeti e kishte dëmtuar këtë ndërtesë. Kryetari i Njësisë Administrative Dajt, Kujtim Qefalia, na tha se familja Noka, pasi aplikoi si familje e dëmtuar, u shpall fituese për rindërtim. Por inxhinierët dhe gjeologët konstatuan se aty nuk mund të rindërtohej, sepse terreni do të rrëshqiste sërish. Ai sqaroi se, me vendim të Bashkisë së Tiranës, kjo familje dhe 7 të tjera në Njësinë Administrative Dajt do të pajiseshin me banesa sociale.

Alfred Brahja, kryetar i Njësisë Administrative Dajt, shprehet sot se familja e Alban Nokës u përfshi nga Bashkia e Tiranës në skemën e banesave sociale. Kjo familje është dakordësuar dhe ka plotësuar dokumentacionin te noteri për t’u sistemuar në Ndroq, ndërsa vitin e ri do ta presë në banesën e re sociale.

/tvklan.al