“Ku i plas b*tha kryeministrit për ne”, ç’mendojnë qytetarët për platformën e re të Ramës
Kryeministri Rama ka hapur një platformë, ku qytetarët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me të dhe të paraqesin shqetësimet e tyre. Por çfarë mendojnë qytetarët për këtë nismë? Disa refuzojnë kategorikisht të flasin me Ramën, pasi mendojnë, se askush nuk i dëgjon dhe se platforma nuk zgjidh asgjë. Ndër shqetësimet kryesore qytetarët rendisin rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e çmimeve, arsimin dhe shëndetësinë.
Katër persona me probleme mendore në një familje, marrin KEMP vetëm pas nderhyrjes sonë
Në fshatin Gurre të Prrenjasit jeton familja Muça, e përbërë nga nëna Sania dhe tre fëmijët e saj, Marsela, Tatjana dhe Martini. Dy vajzat trajtoheshin me KEMP për probleme të shëndetit mendor, ndërsa Martini dhe nëna nuk e përfitonin këtë mbështetje, pavarësisht problematikave të dukshme shëndetësore. Varfëria, gjendja e rënduar shëndetësore dhe vështirësitë në komunikim e bëjnë edhe më të vështirë jetesën e kësaj familjeje.Emisioni “Stop” iu drejtua Njësisë Administrative Qukës, ku administratori Olti Bajrami shpjegoi, se çfarë ishte bërë deri në atë moment. Më pas, gazetarët u takuan me neurologun Veiz Bojo në Librazhd, duke kërkuar nisjen e procedurave për ekzaminimin e Sanies dhe Martinit. Një javë më vonë, në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, të dy dolën para komisionit të shëndetit mendor dhe u shpallën përfitues të KEMP-it për probleme mendore të moderuara.Por rasti ngre edhe një tjetër shqetësim. Sipas psikologes Gejsi Anamali, katër anëtarët e familjes kanë nevojë për kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme, ndërsa mungojnë strukturat shtetërore, që mund t’ua ofrojnë këtë mbështetje.
Me një foshnje në karrocë e tjetrin në krahë, nena lutet për transferimin e kopshtit të djalit
Brikena Kola i drejtohet emisionit “Stop”, për të zgjidhur problemin e transferimit të djalit në një kopsht më pranë banesës. Për shkak të mungesës së vendeve të lira, ajo u detyrua ta regjistronte në kopshtin nr. 38, larg shtëpisë, me shpresën, se më vonë, do të mund ta transferonte. Por kjo rrugë është kthyer në një vështirësi të përditshme për nënën, e cila kujdeset edhe për vajzën 10-muajshe. Situata bëhet edhe më e vështirë, pasi djali vuan nga reumatizma dhe nuk mund të ecë gjatë, ndaj duhet ta mbajë në krahë, ndërsa vajzën e transporton me karrocë.Gazetarja dhe Brikena përshkuan së bashku rrugën deri në kopsht, e cila kërkon të paktën 11 minuta ecje edhe pa dy fëmijët. Pas interesimit tonë pranë Drejtorisë së Kopshteve dhe Çerdheve, u premtua, se transferimi do të realizohet pas dorëzimit të dokumentacionit mjekësor, që vërteton diagnozën e djalit.
/tvklan.al












Botërori 2026 