Balluku në SPAK, për çfarë e kaloi sërish pragun e Prokurorisë së Posaçme
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish këtë mëngjes në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve.
Balluku është marrë e pandehur për një sërë veprash penale që lidhen me shkeljen e barazisë në tenderët publikë, korrupsionin pasiv, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Sipas akuzave, shkeljet e dyshuara përfshijnë disa procedura të prokurimit publik, ndërsa hetimi përfshin edhe dyshime për fshehje pasurie dhe veprimtari kriminale të përsëritur.
Sherri i çuditshëm, bashkia lidh kontratë për kullotjen e bagëtive, bashkëfshatari e kërcënon
Në fshatin Backë të Skraparit, fermeri Hatem Gurra, i cili ka lidhur një kontratë qiraje për kullotjen e bagëtive dhe ka shlyer detyrimet ndaj bashkisë, prej kohësh përballet me një konflikt lidhur me kullotën që përdor.
Një person tjetër pretendon se sipërfaqja i përket atij, ndërsa mosmarrëveshja e pazgjidhur po i sjell pasoja të rënda fermerit, të cilit, sipas denoncimit, po i ngordhin delet.Përgjegjësi i Shërbimit Pyjor, Besnik Demko, pohon se Hatem Gurra ka të drejtë në kërkesën e tij dhe se pala tjetër ka një parcelë të ndryshme. Megjithatë, përpjekjet e bëra deri më tani nuk kanë sjellë zgjidhje.
Nga ana tjetër, Luan Gjoni i kundërshton pretendimet e fermerit, duke këmbëngulur se prona është e regjistruar me dokumentacion të rregullt dhe se nuk ka arsye për t’u përfshirë në një proces gjyqësor.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, pranon se është në dijeni të problematikës dhe premton se do të ringrejë një grup pune, në bashkëpunim me komisariatin e policisë, për t’i dhënë zgjidhje konfliktit.
Vendimi për tjetërsimin e tokave turistike rikthehet për gjykim, ç’ndodhi me ish-zyrtarët e dyshuar për abuzim
“Stop” i rikthehet një prej çështjeve më të bujshme të pronave në Ksamil, ku në qendër të investigimit janë Suzana Isufaj dhe ish-gjyqtari i Sarandës, Alltun Çela.
Sezonin e kaluar, emisioni denoncoi një vendim gjykate, përmes të cilit dyshohet se u përfituan mijëra metra katrorë tokë me vlerë të lartë turistike, në një proces që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si u zhvillua gjykimi dhe arsyet pse vendimi nuk u apelua.Pavarësisht fakteve të bëra publike nga “Stop”, sipas materialit të investigimit, nuk pati masa ndaj personave të përfshirë.
Por, pas afro një dekade, çështja merr një kthesë të re. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka rivendosur afatet për rishqyrtimin e vendimit, duke hapur rrugën që çështja të gjykohet sërish. Ky zhvillim rikthen në vëmendje dyshimet për mënyrën se si mijëra metra katrorë tokë shtetërore, në një nga zonat më të lakmuara turistike të vendit, përfunduan në duar private.
A do të zbardhet më në fund e vërteta për vendimin e shumëdiskutuar dhe a do të mbajnë përgjegjësi personat që rezultojnë të përfshirë?
/tvklan.al












Botërori 2026 