Tragjedia me dy viktima në Elbasan, zjarrfikësit duan të fikin zjarrin me zorrë e ujë me pikatore
Sot shënohet Dita Botërore e Gjuhës Rome, një ditë që synon të promovojë ruajtjen, njohjen dhe përhapjen e gjuhës rome, si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të komunitetit rom.
Pamje të rënda janë transmetuar nga zjarri që përfshiu një apartament në Elbasan. Tragjedia e ndodhur dje u mori jetën dy personave, ndërsa 10 të tjerë mbetën të lënduar. Pamjet tregojnë përmasat e flakëve dhe momentet e frikshme të ngjarjes.
Ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe mjetet e zjarrfikësve i ngjajnë një filmi humoristik.
Absurdi, kushëriri në Kadastër i mban pronën peng prej muajsh, megjithëse ka vendim gjykate
Meriman Nuhiallari nga Kukësi iu drejtua emisionit “Stop” për një problem pronësie që zgjaste prej dy vitesh. Pas vdekjes së babait, katër trashëgimtarët hapën aktin e trashëgimisë dhe Merimani aplikoi pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e pronës.
Procedurat po ecnin normalisht, derisa xhaxhai dhe djali i tij, Eltion Nuhiallari, punonjës në Kadastrën e Kukësit, paraqitën ankim ndaj vendimit për kalimin e pronës në pronësi. Ankesa u shqyrtua nga strukturat përkatëse dhe u la në fuqi vendimi i Kadastrës. Megjithatë, sipas denoncuesit, regjistrimi vijonte të vonohej.
Pas ndërhyrjes së “Stop”, përgjegjësi Indrit Muja premtoi se qytetari do të pajisej me certifikatën brenda javës. Por zgjidhja erdhi shumë më shpejt: brenda pak orësh nga interesimi i emisionit, Meriman Nuhiallari mori certifikatën e pronësisë, duke i dhënë fund pritjes dyvjeçare.
4 muaj pa makinën e tij, Interpoli e nxjerr nga kërkimi, Prokuroria e mban të bllokuar
Lulzimi është një qytetar që tregon se bleu një automjet tip “Benz” në vitin 2024 dhe për afro dy vite e përdori pa asnjë problem. Por në qershor 2026, teksa udhëtonte drejt Greqisë, në pikën kufitare të Kapshticës, makina iu sekuestrua, pasi rezultoi në sistemin e Interpolit si e vjedhur në Suedi. Që atëherë kanë kaluar 4 muaj dhe qytetari ende nuk ka një zgjidhje.
Emisioni “Stop” kontaktoi Drejtorinë e Kufirit në Korçë, e cila bëri me dije se denoncimi në Interpol mban datën 30 tetor 2025, ndërkohë që automjeti ndodhej në Shqipëri që prej vitit 2019. Veprimet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Korçës, e cila i ka komunikuar qytetarit se çështja është në hetim.
Pas interesimit tonë, Prokuroria e Korçës sqaroi se, pas komunikimeve me Interpol Tiranën dhe Interpol Stokholmin, automjeti nuk rezulton më në kërkim. Megjithatë, prokuroria ka vendosur ta mbajë në ruajtje makinën dhe dokumentacionin e saj.
/tvklan.al












Botërori 2026 