Gati qeveria teknike, ç’post do të kishin Aurela Gaçe e Irini Qirjako
Në këto ditë trazirash kemi pyetur qytetarët për emrat e njohur, që do të donin të shihnin pjesë të një qeverie të mundshme teknike. Nuk mungojnë emra si Aurela Gace, Irini Qirjako apo dhe Artjola Toska, si propozime për ekzekutivin e ri.
“Edhe nënën e ndjerë s’e nxorrëm dot me arkivol”,vëllezërit ankohen për rrugën, fqinji i pengon
Dy vëllezër nga Gjirokastra, Afrim dhe Feim Beqiri, kërkojnë ndihmë për një problem, që i shqetëson prej vitesh: rrugën e ngushtë, që lidh banesat e tyre me pjesën tjetër të zonës. Ata pretendojnë, se shkak i kësaj situate, është fqinji i tyre, Vasil Çekani, i cili, punon në Policinë Bashkiake dhe nuk lejon zgjerimin e rrugës.Vështirësitë janë bërë të përditshme për familjen, pasi hapësira e kufizuar, ua vështirëson edhe veprimet më të zakonshme. Sipas tyre, problemi nuk lidhet vetëm me transportimin e sendeve, por edhe me aksesin e vështirë në banesa, pasi hyrjet e tyre, ndodhen nga pjesa e sipërme e terrenit.Nga ana tjetër, fqinji Vasil Çekani mohon të jetë ai pengesa për zgjerimin e rrugës. Ai deklaron, se çështja varet nga institucionet. Çekani pranon, se ka bërë kallëzim, duke kërkuar, që të verifikohet situata në terren dhe kundërshton pretendimet e vëllezërve Beqiri, të cilët, sipas tij, fajësojnë atë në çdo institucion.Pas interesimit tonë, nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Amarilda Lelaj, bëri të ditur, se i është drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të sqaruar statusin juridik të terrenit, ku kërkohet ndërhyrja. Ajo u shpreh se, pavarësisht rezultatit të verifikimeve, Bashkia do të ndërhyjë për të gjetur një zgjidhje për zgjerimin e rrugës.
Këngëtari i njohur përdor ujë pusi, ujësjellësi e faturon 5 milionë lekë
Këngëtari i muzikës popullore, Gëzim Hoxha, iu drejtua emisionit Stop për të denoncuar një problem, Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë. Ai tregon, se banesa e tij, nuk është furnizuar asnjëherë me ujë nga ujësjellësi, pasi ka përdorur vazhdimisht ujë pusi. Megjithatë, shumë vite më parë, në derën e banesës i ishte vendosur një numër kontrate. Disa vite më parë, Gëzim Hoxha mësoi, se figuronin në emrin e tij detyrime të papaguara ndaj UKT-së, në vlerën e 5 milionë lekëve të vjetra. Gjatë kësaj kohe disa grupe verifikimi kanë konstatuar, se banesa furnizohej me ujë pusi dhe jo nga rrjeti publik. Por pavarësisht kësaj, debia vazhdonte të qëndronte në sistem dhe qytetarit i kërkohej të paguante për një konsum, që nuk e kishte kryer kurrë.Gëzim Hoxha shprehet, se nuk ka kundërshtuar asnjëherë detyrimet e ligjshme, duke qenë i gatshëm të paguajë taksat që i takojnë banesës, por nuk pranon të faturohet për ujë që nuk e ka konsumuar. Ai tregon, se ky shqetësim i vazhdueshëm i ka shkaktuar stres dhe ëahtë diagnostikuar me tumor në stomak.Pas interesimit tonë, drejtori i UKT-së, Flauers Shoshi, bëri me dije, se institucioni kishte kryer verifikimet përkatëse. Nga kontrolli rezultoi, se nuk kishte një kontratë të nënshkruar mes Gëzim Hoxhës dhe UKT-së. Drejtori garantoi, se Gëzim Hoxha do të lirohej nga debia e krijuar ndaj UKT-së dhe do të paguante vetëm taksën e banesës.
/tvklan.al












Botërori 2026 