Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Vermut, analist e patronazhist, loja e qytetarëve me fjalët, video

Sa të zotët jemi me fjalët. Ne kemi dalë në rrugët e Tiranës, për të provuar oratorinë e qytetarëve. Fjalë si analist, patronazhist, diasporë e vermut i kemi shkruar në fletë me shkronja të munguara dhe kemi vënë të intervistuarit, që t’i gjejnë.

Punonjesja e shtetit i merr borxh 80 vjeçarit 1 milionë e gjysmë lekë, s’ia kthen

Denoncimi i radhës na con në Korçë dhe denoncuesi është një 80 vjecar, i cili tregon, se ka shkuar në zyrën e gjendjes civile Korçë, ku ka takuar specialisten Gentiana Lera. Kjo e fundit, i ka kërkuar të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë borxh, duke e ndihmuar, për të aplikuar për dy certifikata. Në mirëbesim, 80 vjecari i dha paratë me premtimin, që do t’i merrte në fund të muajit.Që nga tetori 2024, Gentiana vetëm ka thënë, se do ia kthejë paratë, duke i lënë dhe takime e duke mos i dalë kurrë. Deri tani i ka dhënë vetëm 200 mijë lekë të vjetra.Pasi gazetarja takon zonjën Lera, kjo e fundit premton të kthejë borxhin brenda orarit të punës e në fakt brenda 40 minutave Gentiana i numëron 80 vjecarit plot 1 milionë e 400 mijë lekë, shumën që i detyrohej prej rreth 8 muajsh.

“S’eci dot, s’u ktheva për të varrosur nënën”, kurohet në Francë i presin kempin

Qytetarja nga Lezha, Mimoza Kolndreu, tregon, se në vitin 2016 kuptoi, se vuante nga diabeti dhe në vitet 2016-2021, ka marrë kemp. Tani jeton e kurohet nga Francë për një sërë problemesh dhe i ka lënë motrës prokurë, që të interesohet te doktori, për të vijuar procedurën e kempit. Pas shumë sorollatjesh, të moptrës i kanë thënë, që nuk mund të bëhet kempi pa qenë fizikisht Mimoza. E sëmura është në gjendje të rënduar shëndetsore dhe thotë, se e ka të pamundur të vijë në Shqipëri. Madje nuk është kthyer as për të varrosur të ëmën.Ernest Rakaj, drejtor i ISSh-së Lezhë, thotë, se do të bëjnë edhe njëherë rishqyrtimin e dosjes, që zonja ta rimarrë kempin.Ai shprehet, se do të këmbëngulë, që vlerësimi i saj të bëhet me anë të video-konferencës, por miratimin për këtë, e jep ISSh-ja në Tiranë.

/tvklan.al