Lazio është kthyer te fitorja në kampionat, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Suksesi 1 – 0 të hënën në fushën e Frosinone ishte edhe meritë e Thomas Strakoshës. Gazeta romane “Il Messaggero” e quajti një tjetër mbrëmje prej protagonisti të portierit shqiptar. “Gazzetta dello Sport” e vlerësoi me notën 6.5 Strakoshën.

Pak minuta para fundit ai shpëtoi ekipin nga një gol i sigurtë, duke e ndalur me këmbë goditjen e Trotta. Lazio duhet të shpresojë ende te zona Champions. Në grupin e këtyre ekipeve është përfshirë edhe Atalanta. Rezultati pestë pozitiv radhazi falë fitores 1 – 0 në fushën e Cagliari.

Etrit Berisha ishte në portë, duke dhënë garanci në lojën e bergamaskëve meritoi notën 6.5. Një ndeshje pozitive edhe për Berat Gjimshitin, i cili u vlerësua me notën 6.

Tv Klan