Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Brenda 5 vjetëve shteti shqiptar synon të strehoj shtetasit që banojnë në banesat e ish-pronarëve, ish-të përndjekurit e pastrehë dhe ata që mbetën gjatë procesit të privatizimit të banesave shtetërore. Këta llogariten gjithësej në 18 mijë familje. Sipas ministrit Dehmeti në shqipëri ka rreth 300 mijë banorë të pastrehë. Kanë përfituar nga kreditë e strehimit 1200 familje të përndjekura. Nga kredia greke prej 10 miliardë dhrami do të ndërtohen apartamente me kosto të ulët. Llogaritet që vetëm 30% e familjeve që humbën paratë në skemat piramidale të përfitojnë strehim.

Buxheti i shtetit do të financoj strategjinë shtetërore për strehimin me mbi 4 miliardë lekë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame