Studentët, çiftet e reja dhe profesionistët do të përfitojnë kredi me interes zero, subvencionim të 50% të qirasë dhe banesa me të drejtë blerjeje.

“Ne kemi vendosur ta zgjerojmë politikën tonë me strehimin e përballueshëm dhe duam që më shumë familje të kenë një mundësi që i përshtatet të ardhurave dhe nevojave të tyre. Pra, janë 15.000 lekë në muaj të cilat nuk do të shkojnë për blerjen e një banese, por do të shkojnë më shumë në buxhetin e familjes shqiptare për të përballuar kostot e tjera të jetesës dhe për të përballuar blerjet e produkteve të shportës”, tha Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Në Komisionin e Ligjeve, ministrja prezantoi edhe fondin e posaçëm të strehimit dhe modelin 30-40-30 për lagjet e integruara. Nga skemat aktuale prej vitit 2018 kanë përfituar 31 mijë familje.

“Do të mbështesim më shumë familje dhe do të krijojmë një mundësi më shumë për familjet e reja, për profesionistët e rinj, me qëllim që ata të zgjedhin dhe të jenë të sigurt për jetesën e tyre në Shqipëri”, tha Ibrahimaj.

Pas shqyrtimit në komisione, projektligji pritet të kalojë për miratim në seancë plenare, duke i hapur rrugë zbatimit të skemave të reja të strehimit.

/tvklan.al