Koronavirusi ka shkaktuar frikë mes qytetarëve, sidomos pas mbërritjes në Itali ku shkaktoi edhe disa viktima.

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani kishte marrë “masat” e tij këtë të premte duke vendosur “maskën” për t’u mbrojtur nga virusi i frikshëm.

Në fakt, Çani kishte vendosur një palë veshje intime që ia kishte dhuruar Sofia e re e emisionit.

“Kemi marrë masat ju e shikoni. E vetmja gjë që na mbron në këtë kohë është vetëm maska. Me atë mund të takojmë çdo njeri pa problem. Falenderoj Sofinë ruse që më ka sjellë këtë maskë speciale dhe ma dha sonte për të qenë gjithsesi të sigurtë”, tha Çani.

Por jo vetëm kaq, pasi dy striptistet serbe që vijnë çdo javë në “Zonë e Lirë”, i bënë një surprizë tjetër moderatorit të emisionit, duke i dhuruar sërsish veshje intime.

“Më tha Arian të kam sjellë një dhuratë speciale kundër koronavirusit. I thashë çfarë është. Më dha këtë buqetën me lule. Më tha hape në emision ta shikosh se çfarë është. Qenka një lule, nuk duket të jetë natyrale, por ndërkohë qenka një gjë e çuditshme… një tjetër maskë kundër koronavirusit. Maskë të paparë ma ka sjellë Sandra”, tha Çani./tvklan.al