Studentët në Tetovë kanë dalë për të dytën ditë radhazi në protestë. Ata kërkojnë reforma themelore në arsimin e lartë.

Pesëmbëdhjetë janë kërkesat që kanë përgatitur e ia kanë drejtuar krerëve të institucioneve dhe drejtuesve të Universiteteve në gjuhën shqipe. Mes të tjerash studentët kërkojnë pavarësi akademike, transparencë dhe pjesëmarrje në vendimmarrje.

Protesta u iniciua në rrjetet sociale nga të ashtuquajturat Lëvizja Studentore dhe Studentët e Revoltuar. Me pankarta e thirrje, studentët shprehen kundër korrupsionit dhe politizimit të arsimit të lartë në Maqedoni.

/Klan Macedonia