Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka paralajmëruar mbajtjen të hënën të një marshimi paqësor, kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Si studentë dhe si brez i ri, jemi të vetëdijshëm për luftën e drejtë të popullit tonë dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në çlirimin e vendit”, pohoi Flon Kastrati.
“Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ndjen obligim moral dhe përgjegjësi qytetare që të ngrejë zërin sot ndaj vendimit që e konsiderojmë thellësisht të padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë”, u shpreh Donart Humolli.
Avokati Skënder Musa thotë se duhet patjetër që të ndryshojë ligji për Gjykatën Speciale, duke bërë që dhe ajo të jetë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.
“Duhet të jetë Këshilli Prokurorial dhe Kryeprokurori i Kosovës ata që duhet të mbajnë koordinimin dhe hierarkinë institucionale edhe me prokurorët specialë, sepse ligji dhe Kushtetuta e parashohin si gjykatë të Kosovës”.
Ekspertët në Prishtinë tërheqin vëmendjen se pas vendimit të Hagës mund të ketë tentativa nga Serbia dhe Rusia për të destabilizuar vendin.
“Për Kosovën kjo nuk do të duhej të kishte qenë befasi, për shkak se e dimë që Serbia është kujdestare permanente për ta futur Kosovën në një turbullirë çfarë ajo do të dëshironte”, deklaroi Hysen Gecaj, njohës i çështjeve të sigurisë.
Ekspertët e kanë konsideruar jashtë çdo logjike dënimin e dhënë nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 