Problemet gastrointestinale kurohen me ushqimin e duhur. Sipas studimit të fundit shkencor, rezulton se një regjim ushqimor i varfër në sheqerna është shumë me kurues sesa medikamentet që përdoren në trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar. Ndërkohë që i lartë duhet të jetë konsumi i ushqimeve të pasura me fibra.

Në studimin klinik që zgjati 4 javë, regjimet e testuara dhe  me efikase rezultuan 2, prej të cilave njëra e përbërë nga një grup specifik sheqernash dhe karboidratesh të pranishme në gruri dhe disa fruta e zarzavate. Ndërsa dieta tjetër, shumë e pasur me fibra, përbëhej nga burime fibrash si arrat, fara të ndryshme, bishtaja dhe zarzavate të familjes së lakrave, pra e varfër me karbohidrate e sheqerna.

Pas 4 javësh, këto dy regjime ushqimore kanë sjellë përmirësim të dukshëm në krahasim me trajtimet me medikamente.

Klan News