Martesa trefishon rrezikun e obezitetit te meshkujt, ka treguar një studim. Mundësia për të shtuar kilogramë është rritur për të dyja sekset, raporton Sky News.
Rreziku i mbipeshës te gratë është 39% më i lartë ndërsa te burrat 62% krahasuar me çiftet e pamartuara.
Burrat e martuar kanë 3.2 herë më shumë gjasa të klasifikohen si obezë sesa homologët e pamartuar. Kjo pikë nuk reflektohet te gratë, gjë që sipas studiuesve polakë shpjegohet me faktin që gratë obeze “janë shpesh më të stigmatizuara”.
Dr. Alicja Cicha-Mikolajczyk nga Instituti Kombëtar i Kardiologjisë në Varshavë tha se gratë “nuk pranojnë të jetojnë me obezitetin” dhe kanë më shumë gjasa të ndërmarrin veprime për të humbur peshë.
Studimi është zhvilluar mbi 2405 polakë rreth të 50-ave dhe zbuloi se mosha rrit riskun e shtimit në peshë të të dyja sekseve. Çdo vit rrit rrezikun e mbipeshës me 3% te burrat dhe 4% te gratë ndërsa obeziteti rritet me 4% te burrat dhe 6% te gratë.
Rezultatet e studimit do të prezantohen në Kongresin Europian të Obezitetit në muajin maj në Spanjë./tvklan.al