Një studim i kryer së fundmi bëri të ditur se qumështi dhe nënproduktet e tij janë të mira për shëndetin e kockave, të zorrëve dhe shëndetin e lëkurës.

Studimi ka gjetur edhe një lidhje midis konsumit të përditshëm të produkteve të qumështit dhe rrezikut më të ulët të diabetit.

Studiuesit u shprehën se konsumimi i qumështit ose nënprodukteve të tij çdo ditë, mund të ulë rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe diabetit.

Pjesëmarrësit në studim ishin midis moshës 35 dhe 70 vjeç dhe vinin nga 21 vende.

Studiuesit u ndalën tek historinë personale mjekësore, ilaçet, pirja e duhanit, pesha dhe presioni i gjakut.

Studiuesit u shprehën se konsumi i qumështit ndikon në uljen e problemeve, që lidhen me hipertensionin, diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare./tvklan.al