Një stuhi pluhuri ka përfshirë Teksasin duke sjellë erëra të forta dhe ulje të ndjeshme të dukshmërisë.

Videot e dëshmitarëve okularë treguan njerëz që ecnin në trotuare me pemë që lëkunden, ndërsa qyteti i El Pasos u mbulua nga pluhuri.

Përvec Teksasit, stuhia e pluhurit përfshiu edhe shtetin amerikan të New Mexico duke detyruar autoritetet të mbyllin disa akse të rëndësishme rrugore.

Autoritetet amerikane druhen se erërat e forta që sjellin këto stuhi mund të dëmtojnë linjat e energjisë elektrike, por mund të ndezin edhe zjarret kryesisht në pjesë të Teksasit perëndimor dhe jugor.

Stuhitë e pluhurit vijnë pas motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë fundjavës që la pas 40 viktima.

Klan News