Vijon ende prej disa ditësh stuhia diellore duke arritur nivelin G4, ku G5 është pika maksimale. Fenomeni nisi në 1 qershor si pasojë e një shpërthimi plazme në yllin tonë, dhe konisderohet si ndër më të gjatat e ciklit aktual të Diellit, por dhe me intensive në kuadër të stuhive gjeomagnetike.

Shpërthimi është verfikuar në njërën nga njollat e krijuara në Kurorën e Diellit, që është pjesa më e jashtme e atmosferës. Ciklet e Diellit zgjasin zakonisht rreth 11 vite, dhe aktuali është i 25-ti, dhe ka nisur në vitin 2019. Karakterizohen nga një minimum i aktivitetit diellor deri në pikën maksimale, e cila dallohet nga njollat e shumta në Kurorën e Diellit, e që shkaktonte shkëlqime të mëdha sikurse edhe stuhi gjeomagnetike, me disa rrjedhje në Tokë, që janë aurorat boreale në lartësi të ulëta dhe jo vetëm në zonat polare, por edhe probleme me rrjetet elektrike, telekomunikacionet, valët radio dhe satelitët.

Sipas NOA, Agjensisë Kometare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën, që kryen monitorimet, Dielli arrit maksimumin e aktivitetit të tij në vitin 2024, në maj dhe tetor, përgjatë këtij cikli, dhe ky fenomen pasohet nga stuhi të shpeshta gjeomagnetike sikurse janë verifkuar në muajt e parë të 2025. 

Klan News

/tvklan.al