Kjo ishte situata mëngjesin e kësaj të enjteje në Durrës. Stuhia e erës ndoti vijën bregdetare.

Brezi i rërës u mbush me mbetje të ndryshme. Por menjëherë pas kësaj situate ndërhynë autoritetet lokale. Eskavatorët e bashkisë punuan për pastrimin e vijës bregdetare duke larguar mbeturinat.

Kjo situatë si pasojë e motit të keq u krijua në një kohë kur qyteti bregdetar po pret gjatë ditëve të ngrohta numër të lartë vizitorësh. Në këtë periudhë autoritetet lokale po vijojnë punën për pastrimin e plazhit para nisjes zyrtare të sezonit veror.

Klan News