Një stuhi gjeomagnetike ka nisur dhe prekur Tokën. Është renditur e klasës G3, në një shkallë nga G1-G5.

Stuhitë gjeomagnetike shkaktohen nga aktiviteti më intensiv diellor, çka karakterizohet nga çlirime energjie më të mëdha, si pasojë e shkëputjes nga korona e yllit të masave të plazmës.

Pasojat mund të jenë disa në Tokë, kryesisht si pasojë e stuhive gjeomagnetike preken sektorët e energjisë dhe sistemet GPS.

Dëmet në të tilla raste verifikohen në linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe tek komunikimet satelitore, dhe përveç tyre edhe shfaqja e aurorave boreale në lartësi të ulëta dhe jo në zonat polare tipike të shfaqjes së këtyre fenomeneve.

Ndërkohë që gjatë ditës 5 dhe 6 nëntor janë verifikuar mbi 15 shpërthime me rreze X në sipërfaqen e Diellit, të klasifikimeve të ndryshme, sipas intensitetit dhe forcës.

Të tilla, shpjegojnë astrofizikantët, vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Klan News

/tvklan.al