Stuhi breshëri dhe reshje të dendura shiu përfshinë Elbasanin dhe periferitë e tij mesditën e sotme.

Si pasojë e rrebesheve, uji ka vërshuar në disa rrugë të qytetit, duke shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Reshje shiu pati gjithashtu në bashkitë e tjera të qarkut, përfshirë Gramshin, Përrenjasin dhe Librazhdin.

Sipas informacioneve paraprake, breshëri dhe era e fortë kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të rajonit, ku raportohet për dëmtime në sera bujqësore, drufrutorë, vreshta dhe të mbjella të stinës.

/tvklan.al