Dy ish-futbollistët e Barcelonës, aktualisht pjesë e Inter Miami, Luis Suarez dhe Sergi Busquets, janë pezulluar, pas sjelljeve aspak të hijshme ndaj Seattle Sounders.

Sulmuesi uruguaian është pezulluar me gjashtë ndeshje, pasi pështyu trajnerin kundërshtar. Lojtari kërkoi falje pas gjestit, por nuk i ka shpëtuar dënimit të rëndë.

Sa i përket Busquets, mesfushori është pezulluar për dy ndeshje. Shkak për këtë është bërë një goditje nga spanjolli, ndaj një lojtari kundërshtar në fytyrë.

Inter Miami tani duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme.

/tvklan.al