Ka nisur dhënia e pagesave për fermerët dhe blegtorët përfitues të skemës mbështetëse në bujqësi.

Sipas të dhënave procesi i analizimit të dosjeve për rreth 70 përqind të aplikimeve të këtij viti në bujqësi apo blegtori, ka përfunduar.

Pas përpunimit të dosjeve personat kanë marrë pagesat në llogaritë e tyre bankare.

Autoritetet në Fier thonë se numri i aplikimeve është 5870 fermerë e blegtorë.

Ky numër aplikimesh është më i ulët me një vit më parë por numri i fermerëve është i njëjtë.

Autoritetet presin që procesi të përfundojë brenda këtij viti duke mos patur më vonesa.

Klan News

/tvklan.al