Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, u shpreh gjatë seancës në Kuvend se ka një këndvështrim ndryshe “përballë teatrit që po luhen të parlament”.
Ai akuzoi se deputetë të parlamentit, majtas dhe djathtas, nuk paraqiten në komisionet përkatëse duke injoruar detyrat e tyre.
“Kushdo qoftë ai i majtë apo i djathtë dhe për sa kohë një pjesë e mirë ka agjendë personale të karrierës politike edhe në legjislaturën tjetër, kjo është për të ardhur keq”, tha ai.
Një tjetër shqetësim që shprehu Sula ishte edhe raportimi i krerëve të institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ai paralajmëroi “xhevahire” në parlament mes PS-së dhe PD-së kur të zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut, që parashikohet të ndodhë në fund të vitit.
“Shqetësimi më i madh që unë kam dhe po e them sigurisht në momente të caktuara në çaste të caktuara, me çaste të caktuara vendimtare PS-ja dhe PD-ja sigurisht, prisni dhjetorin kur përfundon mandati i kreut të “organizatës kriminale”, SKAP-it, të cilin do shohim xhevahire këtu në parlament”, tha Sula./tvklan.al












Botërori 2026 
