Siguria e pushuesve në bregdet duhet të jetë prioritet për autoritetet. Këtë apel bëri nga Lezha kryeinspektori i përgjithshëm Dashnor Sula, pas aksidentit tragjik në Ksamil ku një i ri humbi jetën pasi mjeti me të cilin lundronte u përplas me skafin e policisë kufitare.
Fokusi do të jetë edhe te siguria ushqimore. Ndaj Sula kërkoi nga bizneset që të marrin vetëm produkte të kontrolluara.
Sula tha se do të ketë zero tolerancë edhe për vetë inspektorët që shkelin ligjin. Takime të tilla me inspektoratet rajonale Dashnor Sula ka zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 