Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, pasi një burrë me bombë në dorë u përpoq të futej brenda një gjykate në Islamabad, dhe kur nuk arriti të hynte, e shpërtheu atë në ambientet e jashtme pranë një automjeti policie. Shpërthimi vetëvrasës mori jetën e 12 personave, ndërsa 27 të tjerë ndodhen në gjendje kritike. Pamjet nga momenti i ngjarjes tregojnë mbetjet e një makine të djegur pranë një automjeti policie.

Ministria e Brendshme njoftoi se po punojnë për identifikimin e autorit dhe se do të vihen para drejtësisë personat e tjerë të përfshirë. Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari, tha se e dënonte me forcë shpërthimin vetëvrasës. Ndërsa dëshmitarët okularë u shprehën të tronditur për ngjarjen.

Herën e fundit që kryeqyteti i Pakistanit u shënjestrua nga një sulm me bombë ishte tre vjet më parë, kur një oficer policie u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Klan News

/tvklan.al